Ten Hag pas disfatës në kampionat: Jam i zhgënjyer, marr përgjegjësinë

by admin
Spread the love

Erik ten Hag pranoi përgjegjësinë për humbjen në shtëpi ndaj Bournemouth me rezultatin 0-3.

Manchester United humbi sfidën e 11-të nga 23 herë ka luajtur në këtë edicion në të gjitha kompeticionet.

Ekipi i Ten Hag u ndëshkua për fillimin e ngadaltë dhe për mungësen e finalizimit para portës, një paraqitje totalisht ndryshe nga ajo që u pa pak ditë më parë ndaj Chelseat. Tekniku holandez u shpreh se ekipi duhet të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë.

”Lojtarët duhet të jenë gati që në fillim për ndeshjen, kështu që unë marr përgjegjësi për disfaën. Jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si e filluam takimin. Shpresoja për dicka ndryshe.

 Isha i bindur para fillimit të ndeshjes që mund të bazoheshim mbi fitoren ndaj Chelseat dhe të krijonim vazhdimësi. Nuk jemi në gjendje të krijojmë ecuri prej disa fitoresh radhazi. Kemi mjaftueshëm cilësi, por kjo duhet shfaqur në çdo takim. Si grup, duhetë përmirësohemi dhe të bëhemi më të fortë.

 Në Premier League nëse nuk luan me rendimentin më të lartë sigurisht që penalizohesh. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Jemi të zhgënjyer dhe vetë po ashtu,” u shpreh Ten Hag pas përfundimit të ndeshjes.

Bournemouth regjistroi fitoren e parë në histori të Premier League në Old Trafford falë golave të Dominic Solanke, Philip Billing dhe Marcos Senesi. Dhe rezultati mund të kishte qenë më i thellë, pasi ekipit të trajnerit spanjoll Andoni Iraola iu anulluan dy gola./ Shqip


Top Channel

You may also like