Tëmën e sëmës, njerëzve s’u besohej që do martohesha

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka rikujtuar së fundmi dasmën e saj të bërë vite më parë me bashkëshortin, Skerdin. E ftuar në emisionin ‘Ëhy Not’ me Roza Latin, Aurela ka rrëfyer detaje nga dasma e saj, duke shkaktuar edhe të qeshura në studio.

“Kur kam bërë dasmën, unë me Skerdin ishim martuar më përpara e kishim mbyllur atë muhabet por donim të mblidhnim njerëzit, shoqërinë, fisin, që erdhën të gjithë. Të gjithë, me gjithë nipër e mbesa, mezi kishin pritur se nuk u besohej që do të martohesha.

Thanë do të shkojmë ta shikojmë vetë me sytë tanë katrahurën.Unë kisha tre fustane, me kurora të ndryshe. E fundit fare ishte krijuar nga Joni Peçi. Kur pashë kurorën mbarova, i thashë dhe tortën e dua kështu.

Më vonë më thotë Mand Peza i pëlqyen të gjitha fustanet por për këtë kurorën thanë: Po kjo edhe ditën e dasmës e gjeti të sajojë?! Pastaj del Rita Ora në Met Gala. Gjithë mediat këtu shkëlqen, moda e re. Thashë: Eee, kur e bëjmë ne quhet sajesë, kur e bën bota quhet modë! Po çe, tëmën e sëmës”, ka thënë ajo.

You may also like