Telenovela De Ketelaere drejt fundit, Milani arrin marrëveshjen me Brugge

by admin
Spread the love

Telenovela Charles De Ketelaere mesa duket është drejt fundit. Nga bisedimet e fundit midis Milanit dhe Club Brugge ka dalë tym i bardhë. Palët kanë arritur një marrëveshje, ndërsa lojtari pritet shumë shpejt të zbarkojë në Milano.

Maldini dhe Massara vendosën që të rrisnin ofertën. 31 milionë euro plus katër të tjera në formë bonusesh është oferta e Milanit që plotëson kështu kërkesën prej 35 milionë eurosh nga Club Brugge.

Sakaq, për lojtarin është gati një ofertë 5-vjeçare. Ai do të paguhet 2.3 milionë euro në sezon. Kështu, në ditët e ardhshmë De Ketelaere pritet të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u bërë zyrtarisht një lojtar i Milanit. /oversport.tv

Foto: Club Brugge K.V. Facebook

You may also like