TEL AVIV – Ushtria izraelite kryen një sërë sulmesh ajrore në pozicionet e Hezbollahut

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore kundër bastioneve pro-iraniane të Hezbollahut mbis disa fshatra libaneze, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime.

Kjo pason pretendimet e Hezbollahut se kishte goditur ushtarët izraelitë në Jal al-Alam dhe postat izraelite në zonën e diskutueshme të Fermave Shebaa në kufirin libanezo-izraelit.

Hakmarrja izraelite shënjestroi periferi të Beit Leef dhe Ramia.

Më herët gjatë ditës, artileria izraelite goditi periferi të al-Naqoura, pas një nate sulmesh ajrore dhe granatimesh në disa qytete kufitare jugore, duke përfshirë Sidqine, Houla, Mais al-Jabal, Markaba dhe periferi të al-Taybeh.

Sipas burimeve libaneze të sigurisë, 14 persona u plagosën gjatë sulmeve izraelite në Sidqine gjatë natës.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën një numër “objektivash terroriste të Hezbollahut në zonën e Jabal Blat, duke përfshirë vendet e nisjes dhe një vendndodhje ushtarake ku operonin terroristët”.

Shkëmbimet e vazhdueshme ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë nxitur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse në kufirin verior të Izraelit me Libanin.   /os/

,

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like