TEL AVIV – Ushtria izraelite godet një makinë të luftëtarëve të Hezbollahut

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 mars /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur një makinë që transportonte anëtarë të milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani në Libanin jugor.

“Këtë mëngjes, aeroplanët e ushtrisë sulmuan një automjet në Libanin jugor që mbante disa terroristë që po gjuanin me raketa në territorin izraelit’’, theksuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Për më tepër, avionët luftarakë sulmuan “infrastrukturën terroriste” të Hezbollahut në zonën e Labuneh dhe, gjatë natës, dy baza ushtarake të Hezbollahut pranë qytetit Blida.

Hezbollahu tha se gjashtë anëtarë të saj u vranë në sulmet izraelite. Milicia raportoi gjithashtu hapjen e zjarrit në një kazermë izraelite pranë qytetit Liman dhe mbi ushtarët izraelitë pranë kufirit.

Fillimisht nuk pati raportime për viktima të mundshme në Izrael. Fillimisht nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur informacioni i dhënë nga të dyja palët.

Që nga fillimi i luftës ka pasur incidente të përsëritura të bombardimeve të ndërsjella në rajonin kufitar izraelito-libanez.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like