TEL AVIV – Qindra mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Më shumë se 100,000 njerëz demonstruan sërish në mbrëmje në qytetin bregdetar izraelit të Tel Avivit kundër politikave të qeverisë së djathtë fetare.

Njerëzit dolën përsëri në rrugë edhe në qytete të tjera. Protestat vazhdojnë prej 38 javësh.

Një pankartë e madhe e kuqe e mbajtur nga protestuesit në Tel Aviv lexon, pranë një fotoje të kryeministrit Benjamin Netanyahu: “Diktatori në arrati”.

Netanyahu aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Edhe atje vizita e tij shoqërohet me protesta kundër reformave të diskutueshme gjyqësore të qeverisë së tij.

Në fund të korrikut, pavarësisht kundërshtimit masiv, parlamenti i Jerusalemit miratoi një amendament të parë të ligjit si pjesë e reformës gjyqësore të qeverisë.

Kjo heq aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vepruar kundër vendimeve “të papërshtatshme” të qeverisë, kryeministrit apo ministrave individualë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakZgjedhjet në Kukës, KQZ: Deri në orën 9:00 votuan 4.45% e zgjedhësve


You may also like