TEL AVIV – Izraeli shtrin gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka shtrirë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin kombëtar, njoftoi zyra e shtypit e  Gallantit.

Deri vonë, urgjenca ishte e kufizuar në një rreze prej 80 kilometrash nga Rripi i Gazës.

Ndërkohë, Ministria izraelite e Shëndetësisë ka përditësuar numrin e të plagosurve pas sulmit në Gaza duke e çuar në mbi 1 400.

Sipas të njëjtit burim, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Numri i të vdekurve në Izrael si pasojë e sulmit nga Gaza është rritur në 200.

50 izraelitë po mbahen peng nga milicia e Hamasit.

Numri i përditësuar i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në 232./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli ndërpret furnizimin me energji elektrike në Gaza, 232 palestinezë të vrarë


You may also like