TEL AVIV – Izraeli heq kufizimet emergjente për tubimet civile

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 15 prill /ATSH-DPA/ – Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit ka hequr kufizimet ndaj civilëve të vendosura përpara sulmit të paprecedentë iranian.

Urdhri, i lëshuar ndërsa Izraeli përgatitej për sulmin ajror të së shtunës mbrëma, ndaloi aktivitetet edukative dhe vendosi kufizime në vendet e punës dhe tubime të tjera publike.

Përjashtimet vazhdojnë të zbatohen për zonat me rrezik të lartë, siç janë komunitetet në kufi me Rripin e Gazës dhe Libanin.

Aty mund të mblidhen maksimumi 30 persona jashtë dhe deri në 300 brenda.

Qytetarëve u kërkohet gjithashtu të sigurojnë që ata të mund të kërkojnë shpejt strehim në rast emergjence.

Të shtunën, për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, Irani nisi një sulm të drejtpërdrejtë kundër armikut të tij të madh, Izraelit.

Sipas Izraelit, gjithsej rreth 300 dronë dhe raketa u lëshuan, por pothuajse të gjitha u kapën nga Izraeli dhe aleatët e tij./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like