TEL AVIV – Herzog në vizitë zyrtare në Gjermani

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të zhvillojë nesër një vizitë në Gjermani.

“Pas një takimi me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Herzog do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, njoftoi sot zëdhënësi i presidentit izraelit.

Gjatë vizitës së tij dyditore, presidenti izraelit ka planifikuar një sërë bisedimesh diplomatike me politikanë të lartë ndërkombëtarë.

Sipas deklaratës, Herzog synon të diskutojë me Steinmeier përpjekjet për lirimin e pengjeve të tjera të mbajtura nga organizata islamike palestineze Hamas.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBegaj për takimin me Blinken: Partneriteti ynë strategjik më i fortë se kurrë


You may also like