TEL AVIV – Gallant: Nuk do të ndalim luftimet derisa të kthejmë pengjet

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – “Nuk do të ndalim luftimet derisa të kthejmë pengjet, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

“Dhjetëra fëmijë izraelitë janë në Gaza, disa prej tyre kanë parë prindërit e tyre të vrarë”, shtoi ai.

Unë i konsideroj ata fëmijët e mi personal dhe nuk do ta ndaloj betejën derisa të kthehen në shtëpi”, theksoi ai.

Në pauzat humanitare, Gallant deklaroi se mund të “bëhen rregullime lokale për lëvizjen e popullsisë së Gazës por asgjë më shumë”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBitcoin arrin nivelin më të lartë që nga maji 2022


You may also like