Tedi Blushi: Rinia është fuqia e ndryshimit të madh, bashkimi i tyre do të shembë si ortek keqqeverisjen e Edi Ramës

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar disa foto bashkë me të rinjtë të LRI-së, pas aktivitetit me gjimnazistët që zhvilloi ditën e sotme kreu i PL, Ilir Meta.

Blushi thekson në mesazhin e tij se “Rinia është fuqia e ndryshimit të madh”.

Ai shton më tej, se fitorja do të jetë e të rinjve dhe bashkimi i tyre, është orteku që do shembë sistemin dhe keqqeverisjen e Edi Ramës.

“Rinia është fuqia e Ndryshimit të Madh! Bashkimi i të rinjve është orteku që do të shembë sistemin dhe do të ndëshkojë keqqeverisjen e Edi Ramës!

FITORJA DO TË JETË E RINISË!”, thekson Blushi.

You may also like