Të tjera dorëheqje serbësh në Veri, radhën e kanë kryekomunarët – Shqip

by admin
Spread the love

Serbët e Kosovës kanë vijuar dorëheqjet nga institucionet, kësaj here në nivel vendimmarrës.

Kështu, kryetarët serbë të komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok kanë zbatuar vendimin e Listës Serbe të një dite më parë dhe kanë thënë të dielën dorëheqje para kuvendeve përkatëse.

Po ashtu, në të njëjtë mënyrë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e kësaj partie.

Vendimi i Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës erdhi pas pezullimit nga detyra e drejtorit të policisë për veriun Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

Një ditë më parë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç u shpreh se vendimi për të qëndruar jashtë institucioneve do të qëndrojë deri sa qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për targat dhe të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Synimi i serbëve, më saktë Beogradit zyrtar, është krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovës, që siç përkthehet nga Prishtina, është krijimi i një shteti brenda shtetit, për ta bërë Kosovën një shtet jofunksional, siç Bosnja prej Republika Srpska. /tesheshi.com/  

 

You may also like