Të shtunën, Vllaznia-Tirana/ Orges Shehi dhe Thomas Bërdaric kërkojnë të arrijnë fitoren

by admin
Spread the love

Të shtunën do të luhet klasikja e futbollit shqiptar sic njihet ndryshe ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës e cila në këtë fundjavë do të zhvillohet në “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës.

Pak ditë nga derbi i fituar, bardheblutë mundohen të ruajnë ndikimin nga euforia, ndërkohë që do të shkojnë në këtë transfertë me objektiva të qartë sic thotë trajneri Orges Shehi.

Me një tjetër gjendje do të ta përballojë Vllaznia ndeshjen ndaj Tiranës, pasi vjen nga humbja 2-0 me Kukësin nga fundjava e shkuar. Sigurisht që ky është një tjetër takim dhe shkodranët në fushën e tyre kanë një tjetër ritëm. Trajneri Tomas Bërdaric ka theksuar edhe një herë se në këtë ndeshje kanë të si të vetmin objektiv, fitoren.

Thomas Brdaric: Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës e cila është një skuadër me përvojë, momentalisht janë edhe në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne. Fillimisht duhet të jemi realist dhe nga ana tjetër duhet të futemi në fushëqë të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jemi të motivuar vetëm për fitore.

Ndërkohë ditën e shtunë do të luhet edhe takimi tjetër mes Lacit dhe Skënderbeut. Të gjitha ndeshjet e Abissnet Superiorse do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like