Te Roma ka optimizëm, Afena Gyan mund të zhbllokojë tratativën me Belottin

by admin
Spread the love

Transferimi i Afena-Gyan drejt Cremoneses mund të zhbllokojë tratativën mes Andrea Belottit dhe Romës. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, talenti i Romës është shumë pranë transferimit te Cremonese për një shifër rreth 8 milionë euro.

Para këto që do të shkojnë menjëherë në tratativat për Belottin për të mbyllur përfundimisht operacionin. Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje finale midis Cremoneses dhe Romës për talentin verdhekuq.

Nga ana tjetër Belotti nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë për të nisur aventurën e tij të re. Në rast se tratativa nuk zhbllokohet në ditët në vazhdim, atëherë Belotti pritet të pranojë ofertën që i ka ardhur nga Franca nga ekipi i Nice. /oversport.tv

You may also like