Të përmbushen kërkesat e BE-së për Veriun – Shqip

by admin
Spread the love

KURTI: TË ZBATOHET MARRËVESHJA PËR NORMALIZIMIN

Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut kanë vizituar Kosovën në kohën kur ende vazhdon të jetë e tensionuar situate në veri të vendit.

Ata fillimisht u pritën nga presidentja Vjosa Osmani e më pas nga kryeministri Albin Kurti.

Kanë porositur palët t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.

“Ne tentojmë të ndërtojmë ura. Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është, emisari Lajçaku. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur. Ne si politikanë marrim vendime, por populli i vuan pasojat”, tha Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.

“Duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë të përpiktë dhe çështja është që në udhërrëfyesin evropian, shtensionimet të jenë nga të dyja palët. Jam optimist që mendjet e ftohta të mbizotërojnë, e kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë dëshirojnë shtensionim, është interes i të gjithëve për të bërë këtë. Nëse mund të ndihmojmë jemi këtu…të gjithë duhet ti përmbahemi procesit të udhëhequr nga BE dhe SHBA. Gjyshi im është hebre unë jam gey jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër do të isha i denuar më vdekje port ani qëndroj para jush dhe flas për këto vlera, vlerat e paqes”, tha Mark Rutte, kryeministër i Holandës.

“Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Albin Kurti.

Dy kryeministrat kanë vazhduar takimet me përfaqësues të shoqërisë civile.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

You may also like