Të përfshirë në dënimin e Skënderbeut, Gjykata jep vendimin final për ish-trajnerin dhe sponsorin e klubit

by admin
Spread the love

Skënderbeu u dënua në vitin 2018 nga ana e UEFA-s me 10 vite pezullim nga arena ndërkombëtare si pasojë e akuzave për trukim të ndeshjeve.

Korçarët apeluan vendimin në CAS, por nuk ia dolën të fitonin çështjen ndërsa së fundmi UEFA ka fituar edhe një tjetër çështje e cila lidhet me klubin juglindor.

Fjala është për dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë por që janë një ish-trajner i skuadrës dhe një sponsor i klubit korçar të cilët kishin paditur UEFA-n për përfshirjen e emrave të tyre në korrupsion.

Dy personat kishin fituar fillimisht çështjen, por vendimi final ka ardhur nga Gjykata Supreme e cila ka vendosur kundër dy personave që ngritën akuzën.

Gjyqtari vlerësoi se në raportin e UEFA-s emrat e këtyre dy personave nuk janë të lidhur me korrupsionin dhe si kriminelë, por vetëm me pjesën e trukimeve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Gjithashtu, gjykatësi theksoi se raporti i UEFA-s nuk ka pasur për qëllim dëmtimin e imazhit të këtyre dy figurave ndërsa tashmë kjo çështje mbyllet përfundimisht./ Super Sport


Top Channel

You may also like