Të paktën 55 të lënduar si pasojë e tajfunit Saola që preku Kinën – Shqip

by admin
Spread the love

Më shumë se 50 persona janë lënduar dhe qindra të tjerë janë duke kërkuar strehim pasi tajfuni Saola arriti në provincën Guangdong të Kinës mëngjesin e së shtunës.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende ndonjë vdekje, por thanë se më shumë se 500 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për në strehimore të përkohshme, raporton Upi, transmeton Klankosova.tv.

Disa persona të plagosur po trajtohen në spitalet lokale në provincën bregdetare në Kinën juglindore.

Për shkak të gjendjes alarmante janë anuluar fluturimet dhe janë mbyllur shkollat dhe bizneset.

Tajfuni shkaktoi përmbytje dhe dëme të mëdha portin e Shenzhen, si dhe në Hong Kong dhe Makao. /Klankosova.tv

You may also like