Te Juventusi alarmohen për Milik, polaku nuk stërvitet me grupin

by admin
Spread the love

Në ambientin e Juventusit është ndezur alarmi për Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak nuk ka qenë pjesë e grupit në stërvitjen e fundit që bardhezinjtë kanë zhvilluar në prag të sfidës së Champions League kundër Macabi Haiffa.

Ai është stërvitur i vetëm në seancën e fundit dhe te Juventusi kanë nisur të shqetësohen. Mediat italiane thonë se për Milik ka thjesht një lodhje muskulore dhe gjithçka do të zbardhet në konferencën për shtyp të Allegrit.

Megjithatë, Milik është në rrezik për ndeshjen e nesërme ndaj izraelitëve. Një mungesë që mund t’i peshojë shumë Juventusit duke parë rëndësinë e Milik në sulmin e “Zonjës së Vjetër”. /oversport.tv

You may also like