Të gjithë të lumtur gjatë festës së trofeut të Superkupës së Spanjës, përveç Hazardit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletic Bilbaon falë golave nga Luka Modric dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite.

Por derisa të gjithë festonin të lumtur, Hazardi nuk buzëqeshi qoftë edhe një herë.

Ish-ylli i Chelseat nuk u përdor fare nga trajneri Carlo Ancelotti në dy ndeshjet e Superkupës në Arabinë Saudite.

Sulmuesi belg po kalon kohë të vështira në Santiago Bernabeu këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm një herë titullar deri tani nën urdhrat e Ancelottit.

Ai ishte lojtari i vetëm i palumtur i Real Madridit mbrëmjen e së dielës dhe e hoqi medaljen e fituesit nga qafa më vonë

You may also like