Të gjithë kundër Kanye West! Pas Adidas e Balenciaga, edhe Spotify e heq nga platforma

by admin
Spread the love

Presidenti i “Spotify”, Daniel Ek, ka zbuluar se muzika e Kanye West do të hiqet nga platforma në vazhdën e polemikave. Ditët e fundit, kompanitë e njohur Adidas, Balenciaga dhe revista Vogue shkëputën partneritetin me reperin për shkak të komenteve antisemitike që ai bëri në fillim të këtij muaji.

Kompania e filmit MCR tha se nuk do të publikonte gjithashtu një dokumentar të përfunduar së fundmi për reperin. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve për të hequr muzikën e tij nga Spotify, Ek ka thënë se, ndërsa komentet e West ishin “të tmerrshme”, këngët e artistit do të jenë të disponueshme.

“Është në të vërtetë vetëm muzika e tij dhe kjo nuk shkel politikën tonë,” tha Ek për Reuters, duke shtuar: “I takon etiketës së tij, nëse duan të ndërmarrin veprime apo jo.”

Ek shpjegoi se, nëse ai do të kishte bërë komente antisemitike në një këngë, atëherë nuk do të ishte ngarkuar në Spotify…

You may also like