Të gjithë e kritikojnë, ja çfarë tha ministri serb i Mbrojtjes për Maqedoninë e Malin e Zi

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit.

“Ke bërë një gabim dhe do të të godasë në kokë, ashtu siç i godet në Ukrainë të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ju e keni hapur kutinë e Pandorës. Përgjigjet tuaja burokratike se Kosova është sui generis, se është një rast i veçantë, janë qesharake. As Albin Kurti dhe as Tirana nuk të besojnë në këtë”, tha Vuçeviq për TV Pink.

Ai është i mendimit se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të sa.

A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, tha Vuçeviq.

Ai vlerësoi se liderët duhet të shikojnë “çfarë ka në histori” dhe të kuptojnë “çfarë po ndodh në oborrin e shtëpisë së tyre”.

“Ne nuk duam të udhëheqim politikën e tyre, por mund të themi se 25 për qind e shqiptarëve kanë 50 për qind të pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Nëse kjo është në rregull për maqedonasit, është në rregull edhe për ne, ju padyshim që do të keni një politikë që nuk do ta shohë Maqedoninë si vendin e tyre”, theksoi ai.

Vuçeviq vlerëson se ka një konsensus mbarëshqiptar për bashkim kombëtar dhe se “serbët naivë mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se nuk ka ndryshime kufijsh”.

Ai theksoi se “mantra se nuk ka ndryshime të kufijve ka qenë gjithmonë e vlefshme, ndaj kanë ndryshuar”.

“Unë nuk do të flija i qetë, por kjo është një pyetje për Shkupin dhe le të shohë Podgorica se çfarë do të bëjë. Unë shoh se pyetja më e madhe për ta tani është nëse partitë serbe, partia serbe, apo koalicioni lejohen të vijnë në pushtet me, thënë kushtimisht, disa ministri të vogla. Në Maqedoninë e Veriut 25 për qind e shqiptarëve kanë 50 për qind të pushtetit dhe në Mal të Zi 30 për qind e serbëve nuk mund t’i kenë dy ministri apo edhe një. Ata thonë se ne po përzihemi në punët e brendshme. Ju ndërhyni në punët tona të brendshme – e keni njohur Kosovën, a ka ndërhyrje më të keqe, më të pahijshme dhe më të hapur në punët e brendshme”, përfundoi Vuçeviq.

You may also like