“Të dua, nuk ishte faji yt”, Shakira publikon këngën e re, dedikim për Pique

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja shumë e njohur, Shakira, ka publikuar së fundmi këngën e re të titulluar “Monotonia”, në bashkëpunim me Ozuna.

Ky projekt muzikor, është cilësuar në rrjete sociale si një dedikim i Shakirës për Pique, pas divorcit të tyre. “Nuk ishte faji yt, por as i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk thashë kurrë asgjë por më dhembte.

E dija që kjo do ndodhte. E harrove se çfarë ishim dikur, krejt papritur nuk ishe më i njëjti, më le për shkak të narcizmit tënd“, thotë ndër të tjera Shakira gjatë këngës. Në fund Shakira shprehet se “lamtumira” është e nevojshme.

“Të dua, por e dua veten më shumë, këndon ajo. Lidhur me ndarjen nga futbollisti, Shakira u shpreh disa jave me pare: “Është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Qëndrova e heshtur dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha.

Eshtë e vështirë të flas për të, veçanërisht pasi jam ende duke e kaluar këtë gjë, sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale. Kështu që ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”.

You may also like