të bindë aleatët për terrorin serb – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm kosovar Xhelal Sveçla deklaroi së fundi se disa prej  personave që sulmuan policinë e Kosovës janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” organizatë serbe e shpallur terroriste nga qeveria.

Ai theksoi se është gjetur armatim dhe logjistikë për disa qindra individë duke theksuar se plani ishte shumë më tepër sesa ata arritën të realizonin.

“Ata kanë dështuar plotësisht. Aksioni për zbulimin e të gjitha rrethanave do të vijojë. Ky aksion nuk mund të kryhej pa përkrahjen e Vuçiç dhe njerëzve të tij. Ditët në  vijim do të prezantojmë të gjitha faktet, armatimet dhe pajisjet e zbuluara, edhe aleatët tanë do të binden që një aksion i tillë nuk mund të ndërmerret pa një mbështetje të madhe. Disa prej të identifikuarve janë pjesë e ‘Mbrojtjes Civile’, organizatë e shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës, një pjesë e makinerisë vinte nga Serbia, e regjistruar atje si dhe ka dokumentacione ruse në disa nga veturat e sekuestruara”, tha Sveçla.

I pyetur se ku ka përfunduar pjesa më e madhe e këtij grupi që fillimisht u deklaruar se përbëhej nga 30 persona, Sveçla la të kuptohej se një pjesë e mirë janë arratisur.

“Ajo zonë është terren tejet i vështirë dhe shumë e gjerë, mundësia e këtyre terroristëve për t’u fshehur është e madhe, por siç thashë kërkimet vijojnë. Ka indikacione se numri i të vrarëve mund të jetë më i madh, për numrin e të arratisurve do të flasim pasi të krehim terrenin dhe të shohim se sa mund të kapen dhe sa mund të kalojnë në Serbi”.

Ai ishte konkret kur tha se janë gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiçi, të cilat dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

You may also like