Të bëra posaçërisht për të! Zbulohen elementët që do të shoqërojnë Mbretin Charles III gjatë kurorëzimit

by admin
Spread the love

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, njëkohësisht janë përcaktuar disa nga elementët më të rëndësishme që do ta shoqërojnë atë.

Dy elementët e rëndësishëm fetarë dhe të ceremonive mbretërore, janë bibla dhe kryqi, mbi të cilat do të bëhet betimi i udhëheqësit.

Kryepeshkopi Justin Welby paraqiti një Bibël e cila është porositur posaçërisht për Charls-in. Ajo është mbështjellë me lëkurë dhe zbukuruar me pjesë ari.

“Është një nga gjërat më të jashtëzakonshme në lidhje me këtë ceremoni. Ky rit pasqyron historinë dhe natyrën e shoqërisë sonë. Tani sigurisht që përfshin përfaqësues të diversitetit të shoqërisë sonë, duke përfshirë udhëheqës të tjerë fetarë, që është vërtet e rëndësishme dhe kaq e ndryshme nga viti 1953 dhe kurorëzimi i fundit”, tha ai.

Njëkohësisht pjesë e betimit do të jetë edhe Kryqi i Uellsit, i cili do të udhëheqë të gjithë procesin për kurorëzimin e Mbretit Charles III në Westminster Abbey (Uestminster Abey) më 6 maj.

Ai do të bekohet gjatë një ceremonie në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Llandudno, në Uellsin verior.

Kryqi është një dhuratë qindravjeçare për Kishën në Uells. Ai do të përfshijë një relikë të Kryqit të Vërtetë, që besohet se është përdorur në kryqëzimin e Jezu Krishtit. Relikti është një dhuratë personale për Mbretin nga Papa Françesku.


Top Channel

You may also like