Taulant Balla “udhëzon” Lulzim Bashën: Ja për çfarë duhet ta kallëzojë në prokurori Sali Berishën

by admin
Spread the love

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, u pyet në lidhje me përfshirjen në çështjen “Toyota Yaris”.

Ai tha se nëse Basha mendon se është i pafajshëm duhet të kallëzoj penalisht qoftë në prokurori Sali Berishën.

Deklarata e Ballës:

“E para që lidhet me të ashtëquajturën çështja “Toyota Yaris”, unë e përmenda, unë jam fitues me zotin Basha në gjyq penal në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Besoj se nga të dhënat dhe argumentet e depozituara nga avokatët e mi në Gjykatë kundër zotit Basha do të fitojmë dhe në nivelin e dytë që merr formë të prerë, në Apel. Do të interesohem deri në fund që zoti Basha të paguaj penalitetin dhe duke qenë se është gjyq penal, shkon në fondet e shtetit shqiptar. Do t’i sugjeroja se duke qenë se tashmë zoti Basha është nën akuzë nga zoti Berisha, nëse zoti Basha mendon se është i pafajshëm duhet të kallëzoj penalisht qoftë në prokurori, por dhe padi penale por dhe civile për shpifje në gjykatën e Krimeve të rënda. Kjo është një çështje që e ka marrë përgjigjen”, tha Balla.

You may also like