Taulant Balla e thotë hapur: Më erdhi keq që opozita nuk propozoi emrin e kësaj politikane për presidente

by admin
Spread the love

“Më vjen shumë keq që opozita nuk propozoi emrin e Majlinda Bregut për Presidente’. Kështu u shpreh Taulant Balla në emisonin Noë, por nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit të saj.

“Që të jem shumë korrekt kam pasur një raport një raport shumë të mirë dhe konstruktiv me zonjë Bregu.

Ndërkohë në kohën që ajo drejtonte Komisionin e Integrimit Europian, në mandatin e 2013-2017-të. Natyrshëm kemi pasur edhe përplasjet tona politike, gjatë kohës që ajo ishte ministre dhe zëvendëse e qeverisë së katranit. Natyrshëm që këto lloj marrëdhëniesh kanë ato peshat e veta specifike. Unë kam një vlerësim tejet pozitiv për zonjën Bregu”, tha Balla.

You may also like