Tashmë është edhe zyrtare, Vincenzo Italiano rinovon me Fiorentinën

by admin
Spread the love

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Vincenzo Italiano ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Fiorentinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare.

Në të thuhej se Italiano ka rinovuar kontratën deri në fundin e sezonit 2023-2024. Megjithatë, në kontratë qëndron edhe opsioni në favor të klubit për të zgjatur marrëveshjen edhe për një tjetër vit.

Kështu, pas shumë fjalësh për rinovimin e tij, tashmë gjithçka është zyrtare. Italiano bëri një punë të shkëlqyer me Fiorentinën në sezonin që lam pas duke e kthyer në kupat e Europës, pasi u kualifikua për në Conference League. /oversport.tv

You may also like