Taravari: Aliu me dostat në Gostivar erdhi me 52 autobus, në Pollog diferenca do të jetë minimum tre deputetë për VLEN-in

by admin
Spread the love

Kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari, ka deklaruar se në tubimin e djeshëm të BDI-së, në Gostivar, kanë qenë 52 autobusë dhe shumë furgona për ta mbushur sallën.
“Aliu mbrëmë me dostat e vet kanë ardhur në Gostivar me 52 autobusë, edhe se di sa furgona. Edhe ne e kemi mbushur sallën pa asnjë autobus, pa asnjë furgon. Këtu mund të ketë njerëz me vetura që kanë ardhur por asnjë furgon nuk ka asnjë autobus”, ka deklaruar Arben Taravari.
Taravari tha se në Pollog nuk ka dyshim ndërsa sipas tij diferenca mes VLEN-it, dhe Frontit Europian do të jetë minimum tre deputet. /SHENJA/

MARKETING



You may also like