Tallje me zakonet e serbëve në plazhe – Shqip

by admin
Spread the love

Stuhia mbi zakonet e turistëve nga Serbia gjatë pushimeve verore nuk po shuhet për të tretën ditë, shkruan Blic. Gjithçka nisi me njoftimin e Milovanit nga Uzhice, i cili pyeti nëse mund të kalonte një ditë në Greqi me 10 euro, për ta ndezur më tej historinë me pretendimin e një pensionisti nga Serbia, i cili tha se ka shpenzuar 20 euro për 11 ditë.

Kjo ka bërë që grupet greke në Facebook të ziejnë, duke shkruar për sjelljen e serbëve në bregdetin grek.

Sipas Blic, gjithçka nisi me një postim ku shkruhej se serbët sjellin speca nga shtëpia, me qëllim që të përgatisin hajvar në banesa teksa kanë ardhur për plazh.

“A keni dëgjuar për njerëz që kanë sjellë speca për të përgatitur hajvarin në Greqi për të shfrytëzuar rrymën në banesë? Nëse nuk keni dëgjuar, ja idetë tuaja të biznesit!”, ironizon greku.

Një komentues tjetër grek thotë:

“Shumë kohë më parë, me speca të blera në Maqedoni, e kanë marrë edhe gjyshen time për të përgatitur gjithçka derisa po laheshin në plazh”.

Këtyre komenteve iu është shtuar dhe një nga Mali i Zi.

“Kanë mbledhur fiq në anë të rrugës dhe me to kanë gatuar ëmbëlsira në hotel”, shkruan dikush nga vendi ku serbët shkojnë zakonisht për plazh, duke e patur dhe fqinj.

Kujtojmë se së fundi, serbët janë dyndur drejt plazheve shqiptare, duke i vlerësuar ato dhe në media. Jo vetëm plazhet por dhe çmimet dhe shërbimin.

Kështu, sezoni i vjetshëm u karakterizua nga realitete që në një hotel gjeje të akomoduar serbë e kosovarë bashkë. /tesheshi.com/

 

You may also like