Talenti kosovar, Ledian Krasniqi flet për transferimin e tij tek ekipi çek, Pribram

by admin
Spread the love

Shpejtësinë e ka armën më të fortë.

Ndërsa, karakteristika shtesë të Ledian Krasniqit janë edhe efikasiteti para porte, driblimet dhe fiziku i tij.

Të gjitha këto aftësi i’u kurorëzuan në sukses talentit 19 vjeçar.

Prishtinasi është transferuar nga Prishtina U19 tek ekipi Pribram që garon në Ligën e dytë të Çekisë.

Sulmuesi kosovar, paraprakisht kishte një muaj intensiv në prova tek skuadra çeke.

Ai për “Minuta e Fundit” tha se nuk do të ndalet duke punuar dhe se transferimi tek Pribram është motiv shtesë për të.

Krasniqi do t’i bashkohet klubit të Pribram brenda 10 ditësh, ndërsa do të jetë gati për t’i ndihmuar shokët e skuadrës për ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit.

You may also like