Takohen deputetët nga Kosova e Shqipëria – dakordohen për bashkëpunim e harmonizim të legjislacionit

by admin
Spread the love

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është takuar me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale me theks të veçantë për harmonizimin e legjislacionit.

Kryetarja e
Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Fatmire Kollçaku, tha se marrëveshjet
e nënshkruar ndërmjet të dy vendeve hapin shteg për bashkëpunime të reja.

“Sot po takohemi Tirana dhe Prishtina sepse marrëveshja e nënshkruar ka hap një shteg të ri të bashkëpunimit në mes dy parlamenteve”.

Përderisa Kryetarja e Komisionit të Shqipërisë, Grida Duma falënderoi për mirëpritjen duke siguruar kolegët kosovarë për mbështetje në fushat siç tha ajo të cilat tashmë shtetit shqiptar i ka tejkaluar, raporton EO.

“Jemi plotësisht mirënjohës që arritëm ta bëjmë këtë vizitë. Ky takim i parë do të shërbej për nisjen e mirëkuptimi”.

“Ju siguroj që ma
keni më disponilitet për të ndarë eksperiencën sepse disa nga problematikat që
ju sfidoheni janë disa nga problematikat që ne i kemi kaluar”.

Përderisa në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare, u mbajt një minutë heshtje.

You may also like