Takimi i radhës së Kryesis së Unionit me anëtarët e rrethit Bonn/ Rein-Sieg.

by admin
Spread the love

Pjesmarrës nga Kryesia ishte Kryetari Nazmi Viqa i shoqëruar nga nënkryetari, Gani Nuha, drejtori menaxhues, Bekim Bytyqi dhe sekretari, Nexhmedin Veliqi.

Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme, si riorganizimi dhe ristrukturimi i Unionit, ndryshimet organizative të shtrirjes së Unionit në Gjermani në degë. U ndëgjuan mendime dhe iniciativa të cilat do të vazhdojnë në takimet e ardhshme me antarët në rajonet tjera të Gjermanis.

U shfletua dhe u diskutua po ashtu agjenda e aktivitete të planifikuara të Unionit për pjesën e dytë të vitit 2022.

Njëra nga temat ishte edhe fillimi i procesit të themelimit të një shoqërie aksionare të përbashkët investimesh nga antarët e Unionit.

Kjo do të lehtësonte rrugën e çasjes së pjesëmarrjes në projektet e ndryshme, si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë.

Kjo u shtjellua me gjerë nga Skender Xhakaliu, ish Ambasador i Kosovës në Berlin, i ngarkuar nga Unioni në cilësinë e këshilltarit të Kryesis/Unionit për fushat e menaxhimit të projekteve dhe rrjetit administrativ.

Takimi u përmbyll me zgjedhjen e Koordinatorit të ri për Bonn/Rhein-Sieg, Mentor Shehu. Zgjedhja e tij do jetë vazhdimësi e rrugës së këtij rrethi, të cilin me sukses deri tash e drejtoj si Koordinator, Fatbardh Blenishta.


You may also like