Takimet për datën e zgjedhjeve, Balla thumbon Metën: Begaj e ktheu presidencën në normalitet

by admin
Spread the love

Kreu i grupit parlamentar socialist, Tulant Balla ka shenjëstruar Ilir Metën, pas daljes nga Presidenca ku është takuar me kreun e shtetit për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

I pyetur rreth takimeve të Presidentin me përfaqësues nga dy grupet e PD-së, Balla, ka thënë se Begaj e ktheu presidencën në normalitet.

“Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët.

Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj, se nuk mbaj regjistrin se kush hyn e del nga presidenca. Unë di që të gjitha autoritet në këtë vend respektojnë ligjin, dhe në ktë këndvështrin unë më mendoj se Kuvendi i Shqipërisë, njeh si krerët e grupeve parlamentare janë z. Mediu, Znj. Doda dhe z. Alibeaj.

Tradita e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore ka qënë një traditë ku presidenti takohej me krerët e grupeve parlamentare. Tani nuk e di nëse ndonjë nga nga grupi im parlamentar ka kërkuar takim me presidentin”, është shprehur Balla.

You may also like