Tahiri: Specialja u bë shkak i pretendimeve të Dick Martit, sot nuk u përmend në asnjë rresht e fjalë

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-ës, Abelard Tahiri, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit.

Sipas tij, gjatë seancë së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-ës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nuk është përmendur kjo gjë.

“I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja”.

“Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti!”, ka shkruar Tahiri./Klankosova.tv

You may also like