Tahiri: Për hapjen e Urës së Ibrit duhet të ketë një pajtim të komuniteteve kryesore (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, në “Info Magazine” ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se plani për hapjen e kësaj ure do të jetë vështirë i zbatueshëm, përcjell Klankosova.tv.

Tahiri u shpreh se për këtë çështje duhet të ketë pajtim reciprok të dy komuniteteve më të mëdha që jetojnë në Mitrovicë.

“Me patjetër do të jetë vështirë i zbatueshëm plani për hapjen e Urës së Ibrit, kjo për faktin se duhet të kemi një pajtim reciprok të dy komuniteteve më të mëdha që jetojnë në Mitrovicë”.

“Partia e cila përfaqëson serbët, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, që e ka zyrën qëndrore veç 100 metra larg Urës së Ibrit, sot thotë që ky si vendim, ose plani për hapjen e urës është i papranueshëm për ta dhe se kjo sipas tyre, kishin gjuhë shumë të ashpër, thotë që shkon drejt incidenteve nëse tentohet të hapet ura”, tha ai.

Ai tha se procedurat nuk do të jenë të lehta, për shkak se siç u shpreh ai, Mitrovica me dy njësi komunale, nuk e ka tash e 15 vjet të rregulluar çëshjen e kufijve administrativ.

“Prandaj kjo do të jetë e vështirë, mirëpo Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka si detyrë që ta bëjë një gjë të tillë, që ta zbatojë një kërkesë, vendim  nga Kuvendi Komunal, kësaj radhe i Mitrovicës veri dhe duhet që të nisë me procedurat që nuk do të jenë fare të lehta, për shkak se Mitrovica me dy njësi komunale, veriu dhe jugu, nuk e kanë tash e 15 vjet të rregulluar çëshjen e kufijve administrativ”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like