Tahiri: As 20% e agjendës së Kuvendit s’është përmbushur, të kihet kujdes me “Open Ballkan”

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të
PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë,
tha se as 20% e agjendës së Kuvendit nuk është përmbushur, raporton Ekonomia Online.

Dështim të Kuvendi e ka quajtur ai
këtë performancë duke shtuar se kjo është e dëmshme për vendin.

“Kemi pasur shumë dështime nga Kryesia
e shumë dështime të votimeve, as 20% e agjendës nuk është përmbushur, kjo është
e dëmshme”.

Kur u pyet për nënshkrimin e pesë
marrëveshjeve gjatë ditës në kuadër të iniciativës rajonale “Open Ballkan”,
ai ka bërë apel që të kihet kujdes në këtë drejtim.

Sipas tij, fillimisht duhet që të
zgjidhen problemet me Serbinë, e më pas të punohet në iniciativa rajonale ku
Kosova është e barabartë.

“Për Open Ballkan Kosova nuk duhet
të jetë në linjë me agjenda që nuk lidhen me BE-në, pas njohjes nga Serbia
duhet të shikohen mundësit e bashkëpunimit”.

“Ka shumë pikëpyetje, duhet të kemi
rezerva sa i përket kësaj iniciative, duhet të kihet shumë kujdes, duhet të
trajtohen shumë çështje të tjera me Serbinë e më pas të jemi pjesë e këtyre
agjendave”.

You may also like