Szczesny: Juve të mos ndalet tani! Penalltia? Ju tregoj pse isha me fat

by admin
Spread the love

Wojciech Szczesny ishte protagonist në fitoren e sotme të Juventusit kundër Sampdoria në transfertë. Portieri polak priti një penallti të Candreva kur ndeshja ishte 2-0, ndërsa në fund bardhezinjtë e morën fitoren me shifrat 3-1.

Për DAZN, Szczesny pas ndeshjes ka deklaruar: “Isha me fat te penalltia, pasi prisja të gjuante në mes. Topi lëvizi pak para goditjes dhe zgjodha një krah dhe e prita.

Sigurisht që është gjithmonë një ndjenjë e mirë për mua diçka e tillë. Ne e kontrolluam lojën sot. Edhe kur vuajmë dimë të fitojmë. Duhet të shijojmë momentin dhe të mos ndalemi”.

“Goli i pësuar? Mund të ndodhë. Më dhemb, pasi më pëlqen ta mbaj portën të paprekur. Gjithsesi jemi të kënaqur me tre pikët”.

“Champions League në mesjavë? Kundër Villareal do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i përballojmë sfida të tilla dhe shpresojmë të kalojmë turnin”, përfundoi portieri polak i Juventusit. / oversport.tv

You may also like