Sylvinho vëzhgon 39 lojtarë/ Trajneri brazilian zgjeron listën në prag të miqësoreve të marsit

by admin
Spread the love

Stafi teknik kuqezi prej kohësh ka filluar fazën e vëzhgimit dhe survejimit të lojtarëve që do të formojnë grupin përfaqësues të Europianit Gjermani 2024.

Trajnerit dhe ndihmësat e tij po vëzhgojnë virtualisht por edhe fizikisht të gjithë lojtarët që janë kandidat për të qenë në grumbullimet e miqësoreve tani të muajit mars, që rrjedhimisht janë edhe kandidatë për grumbullimin përfundimtarë të Europianit dhe për tre ndeshjet e para që kuqezinjtë do të luajnë në Gjermani.

Top Channel ka mësuar se janë 39 lojtarë në lisën aktuale të trajnerit, ata që po vëzhgohen, që do të thotë se janë 11 lojtarë më tepër se ata që trajneri ka grumbulluar në këtë një vit në krye të pankinës së përfaqësueses sonë. Veç emrave që n adhanë mundësinë të arrijmë në rekordin e kualifikimit në Euro2024 si të parët e një grupi mjaft të vështirë, ka edhe disa të tjerë, që sot janë më në formë, ashtu si edhe lojtarë të cilët nuk po arrijnë të aktivizohen që me gjasë do të mbesin jashtë listës përfundimtare të 23 lojtarëve që UEFA ka vendosur si limit për finalet Europianit.

Rreth 25 apo 26 lojtarë do të grumbullohen për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, takimi I parë do të jetë në parma të Italisë përballë Kilit dhe më 25 mars në Solna të Suedisë përballë vendasve. Në fund të muajit maj Shqipëria do të udhëtojë drejt Austrisë me gjasë, për grumbullimin e sajë 10 ditorë ku do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore me kundërashtarë të zgjedhur të një niveli më të ulët si Lihteshtejni më 3 qershor dhe me 7 qershor ndaj Azerbaixhanit po në Europë, ndërkohë që me 8 qershor ekipi kombëtarë duhet të jetë në bazën kuqezi të europianit në Kaizerau.


Top Channel

You may also like