SUV i parë i fuqizuar nga energjia diellore arrin të udhëtojë 1000km përgjatë Marokut dhe Saharasë pa patur nevojë për t’u karikuar

by admin
Spread the love

Të ndalosh për të rimbushur makinën me karburant ose për ta karikuar atë në një udhëtim të gjatë rrugor është një një fenomen i pashmangshëm – por këta studentë kanë arritur të krijojnë një teknologji që i bën ndalesat pothuajse inekzistente.

Automjeti i tyre me dy vende, Stella Terra, sapo ka përfunduar një provë prej 1000 kmMarok dhe shkretëtirën e Saharasë pa u ndalur një herë për t’u rikarikuar. E dizenjuar nga studentë në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven, Stella Terra përshkruhet si ‘SUV-i i parë diellor off-raod në botë’.

Kjo makinë ka një shpejtësi maksimale prej 145 km/h, peshon vetëm 1.2 ton dhe ka një autonomi prej 700km në një ditë me diell. Duke u mbështetur vetëm në panelet diellore të integruara të makinës, automjeti kaloi nga bregu verior i Marokut, përmes shtigjeve jashtë rrugës të maleve Rif dhe në dunat ranore të Saharasë.

Wisse Bos, menaxheri i ekipit të projektit, tha se teknologjia e përdorur ishte një dekadë përpara çdo gjëje tjetër aktualisht në treg. “Stella Terra duhet t’i rezistojë kushteve të vështira të rrugës jashtë rrugës, ndërsa mbetet efikase dhe mjaft e lehtë për t’u fuqizuar nga dielli. Kjo është arsyeja pse ne duhej të projektonim pothuajse gjithçka për Stella Terra vetë, nga suspensioni deri te invertorët për panelet diellore”, tha zoti Bos.

Stella Terra, here on a roadtrip in Marokko, is 's werelds eerste offroad auto op zonne-energie van studententeam Solar Team Eindhoven. Stella Terra is de eerste zonnewagen die robuust en efficiënt genoeg is om ook van de gebaande paden te rijden. Hiermee zetten de studenten een volgende stap naar een duurzame toekomst om zo de huidige markt en maatschappij te inspireren de transitie naar een duurzame toekomst te versnellen. 
foto: STE / Bart van Overbeeke 

Stella Terra, here on a roadtrip through Marocco, is the world's first off-road solar-powered car. Developed by the student team Solar Team Eindhoven, Stella Terra is the first solar car that is robust and efficient enough to go off the beaten path. With this, the students take another step towards a sustainable future, inspiring both society and the current market to accelerate the transition to a sustainable future. 
Credit: STE / Bart van Overbeeke

Për të siguruar që makina mund të funksiononte vetëm me fuqinë e diellit, inxhinierëve iu desh ta bënin shasinë sa më të lehtë. Ky doli të ishte një avantazh i madh kur bëhej fjalë për udhëtime off-road, pasi pesha e lehtë dhe sistemi i personalizuar i amortizimit bënin që Stella Terra ishte më pak e prekur nga kushtet e këqija të sipërfaqes.

You may also like