Surprizon Mancini, çon në tribunë tre yje kundër Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Tre lojtarë të rëndësishmë për Italinë do të jenë në tribunë në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut. Një lëvizje surprizë nga Mancini që vendosi të mos thërrasë në këtë sfidë Andrea Belottin, Gianluca Scamaça dhe Nicolo Zaniolo.

Arsyeja pse Scamaça nuk është grumbulluar për këtë sfidë mund të jetë edhe një problem fizik që ka pasur kohët e fundit. Ndërkohë që pjesa tjetër vjen si pasojë e zgjedhjeve të trajnerit.

Bashkë me treshen, nuk do të grumbullohen në këtë sfidë edhe Bonuçi, Luiz Felipe, Sensi, Zaçagni, Biraghi dhe Gollini. Italia do të ndeshet në “Renzo Barbera” të Palermos në orën 20:45 kundër Maqedonisë së Veriut. /oversport.tv

You may also like