Surpriza e motit për ditën e enjte, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për ditën e enjte vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në veriperëndim dhe perëndim të vendit, ndërsa në pjesën tjetër reshje shiu me intensitet të ulët. Në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet  deri mesatar edhe në pjesën qendrore të territorit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi deri në  10m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 12°C

në zona e ulëta 4 deri 20°C

në zona bregdetare 10 deri 19°C

You may also like