Suprizë në Kupën e Ligës angleze! Tottenham eliminohet, penalltitë rezultuan fatale

by admin
Spread the love

Raundi i dytë i Kupës së Ligës në Angli ka dhuruar suprizën e parë të madhe. Fulham eliminoi Tottenham në raundin e dytë të kompeticionit pas lotarisë së 11 metërshave  që u mbyll me rezultatin 5-3.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Cottagers që në minutën e 19 morën avantazhin falë autogolt të Van de Ven që devijon në portën e Tottenham një top të ardhur pas krosimit të Cairney.

Tottenham reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 56 barazoi rezultatin me Richarlison që shfrytëzoi një asist të Perisic. Pas kësaj skuadra e Hotspurs bëri të gjitha tentativat për të siguruar kualifikimin brenda 90 minutëshit të kohës së rregullt, por nuk ia doli mbanë dhe skuadrat iu drejtuan serisë së 11 metërshave ku fatal për tottenham rezultoi gabimi i Davinson Sanchez, ndërkohë që te Fulham, Tete nuk gaboi në tentativën e tij nga pika e bardhë dhe festa ishte e gjitha për Fulham që preu biletën për në raundin tjetër të Kupës së Ligës.

Nuk gabuan skuadrat e tjera të Premier league teksa Crystal Palace, Bournemouth dhe Luton u kualifikuan për në raundin e tretë. Crystal Palace eliminoi Plymouth duke e mundur me përmbysje 4-2, Bournemouth mundi Sëansea në transfertë 3-2, ndërsa Luton fitoi me Gillingham 3-2.


Top Channel

You may also like