Superkupa e Italisë më 18 janar, “Derby della Madonnina” në Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqip do të sjellë për të gjithë abonentët e saj Superkupën e Italisë, Milan-Inter, me takimin që do të luhet më 18 janar, në orën 20:00.

Kampionët e Italisë, Milan do të kërkojnë trofeun e 8-të në finalen e 12-të në histori, ndërsa fituesit e Kupës së Italisë, Inter do të luajnë finalen e 11-të dhe do të kërkojnë trofeun e 7-të në histori.

“Kuqezinjtë” luajtën për herë të fundit në finale në vitin 2018, por u mundën nga Juventusi, ndërsa për herë të fundit kanë triumfuar në 2016 kundrejt “Zonjës së Vjetër”.

Në krahun tjetër, “zikaltërit” janë kampionët në fuqi, pasi në edicionin e vitit 2021 triumfuan ndaj Juventus.

Milan dhe Inter, ose  “Derby della Madonnina” rikthehet në finalen e Superkupës së Italisë pas sezonit 2011./ Super Sport


Top Channel

You may also like