Superiorja ul siparin me festën bardheblu, vendi i fundit i Europës, ende i papërcaktuar

by admin
Spread the love

Abissnet Superiore ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, mbeti ende i tillë, pasi Kukësi e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

Me titullin e fituar tre javë më parë, Tirana ngriti lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive në “Selman Stërmasi”, aty ku nga hapja e dyerve, përfituan edhe disa tifozë holandezë që kishin mbetur në kryeqytet, për të ndjekur nJë tjetër sfidë.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, në një sfidë ku rezultati ishte ai që kishte më pak rëndësi, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende nëj shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takime të tjera që luheshin vetëm për efekt kalendari, pasi asnjë prej ekipeve nuk kishte më objektiva të mbetura.

Sa i përket zonës së poshtme të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, me Egnatian që do të përballet me Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën./supersport



Top Channel

You may also like