Superiorja sot: Spikat Vllaznia-Dinamo në Shkodër, ka finale në Laç e Kamzë

by admin
Spread the love

Superiorja u rikthye dje dhe Tirana e Partizani u karikuan me fitore para derbit të së shtunës, ndërkohë që sot do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Në orën 13:45 në Kamzë luhet një finale mbijetese, mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Krutanët, pas humbjes në Rrogozhinë, duan tre pikët që janë shumë të rëndësishme për objektivin që kanë.

Në të njëjtën orë Laçi i vendit të dytë synon të bëjë autokritikë pas humbjes me Tiranën. Përballë do të ketë Egnatian, që fazën e parë ia doli t’i mposhte në shtëpinë e tyre kurbinasit.

Kjo javë mbyllet në Shkodër, me duelin Vllaznia-Dinamo në orën 16:45. Takimi i parë mes tyre në “Loro Boriçi” ka prodhuar 9 gola, gjashtë prej të cilëve i realizuan shkodranët. Një duel i rëndësishëm, ku të dyja skuadrat do duan ta fitojnë. / oversport.tv

You may also like