Superiorja sot: Laçi për autokritikë, Dinamo e Kastrioti për pikë jetike

by admin
Spread the love

Tirana festoi një ditë më parë kundër Vllaznisë, ndërsa Partizani vetëm sa shpëtoi humbjen në fund kundër Egnatias. Java e 25-të e Kategorisë Superiore vazhdon sot, me dy ndeshje të programuara në orën 13:45 dhe të fundit në orën 16:45.

Një tjetër skuadër e kryeqytetit do të dalë në fushën e blertë. Dinamo, pas fitores në Korçë kundër Skënderbeut, do të kërkojë vazhdimësinë kundër Kukësit.

Deri para pak ditësh Blutë kishin regjistruar fitore vetëm kundër skuadrës së drejtuar nga Diego Longo. Kjo sfidë do të zhvillohet në Kamzë dhe të dyja ekipet duan tre pikët.

Në të njëjtën orë luhet edhe në Laç. Vendasit janë të dënuar të rikthehen te fitorja, për të mbajtur diferencën me Tiranën në 8 pikë dhe për t’u shkëputur edhe më shumë nga Vllaznia e vendit të katërt, çka i afron ata me objektivin minimal: kupat e Europës.

Skënderbeu, që sot do të ketë në stol Skënder Gegën për herë të parë, do mundohet të surprizojë kurbinasit e Mirel Josës. Takimi i fundit i kësaj jave është ai mes Teutës dhe Kastriotit. Kampionët në fuqi duan tre pikë qetësie. Krutanët nga ana tjetër do bëjnë gjithçka të mos dalin pa pikë dhe të vijojnë të mbeten në garë për qëndrimin në Superiore. / oversport.tv

You may also like