Superiorja dhe e Kategoria e Parë “zjarr” sot: Finale në Laç, Fier dhe Korçë

by admin
Spread the love

Superiorja dhe Kategoria e Parë vazhdon garimin dhe ditën e sotme do të zhvillohen tre ndeshje. Në elitën e futbollit shqiptar presioni sa vjen e rritet.

Këtë e dinë mirë Laçi e Teuta, që do të zbresin në fushë nga ora 13:45. Kurbinasit, që nuk fitojnë në tre javët e fundit, duhet të ruhen nga Kukësi dhe të mundohen të mbajnë ritmin e Tiranës, që edhe dje fitoi.

Teuta nga ana tjetër është kapur me pikë nga Kastrioti dhe Egnatia e vendit të tetë ka vetëm një pikë më pak. Pikët janë të domosdoshme sot, por ndaj Laçit nuk është e lehtë kurrë.

Presion kanë të dytë, sikurse edhe Skënderbeu e Kukësi që ndeshen në orën 16:45. Korçarët e kanë detyrim fitoren, pasi diferenca me Egnatian ka shkuar 9 pikë pas fitores së këtyre të fundit ndaj Vllaznisë.

Verilindorët nga ana tjetër kanë mundësinë të përforcojnë pozitat në vendin e tretë dhe të shohin edhe nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi.

Kategoria e Parë vjen sot me një duel mjaft interesant. Bylisi, pas fitores së Erzenit që e barazoi sërish me pikë, synon të fitojë dhe nuk e ka të lehtë. Ballshiotët luajnë në transfertë kundër Apolonisë, që synon të mbetet në gjashtë të parat për të tentuar më pas në “play-off” ngjitjen në elitë.

Kategoria e Parë – JAVA 24
E diel, më 19 mars, ora 14:00

Apolonia-Bylis

/ oversport.tv

 

You may also like