Super Brahim Diaz, Milan triumfon me Monzën dhe ngjitet në vendin e dytë

by admin
Spread the love

Me Brahim Diaz protagonist që shënoi 2 gola, Milani triumfon përballë Monzës me rezultatin 4-1. Një ndeshje thuajse e barabartë nga të dyja kampet, por ishte saktësia e Milanit që vendos fatin e takimit. Kjo ndeshje u transmetua ekskluzivisht në Oversport 1.

Pjesa e parë nis me avantazhin e Milainit. Një top i nisur nga portieri i kuqezinjve Tatarusanu, shkon në drejtim të Brahim Diaz i cili pati pengesa gjatë aksionit por në fund e çoi topin në fund të rjetës.

Stefano Sensi është ai që zgjon Milanin me një predhë por Tatarusanu reagon mirë. Nuk zgjat shumë dhe Augusto provon të bëjë befasinë por sërish portieri kuqezi trëgohet i vëmendshëm.

Me një top të dhuruar bukur nga Divock Origi, për Milanin mendon sërish ylli Brahim Diaz i cili shënon për të dytën herë dhe çon ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazh me shifrat 2-0.

Kuqezinjtë e nisin pjesën e dytë me të njëjtin ritëm, me Rebic që del ballë për ballë me portierin i cili godet topin por Di Gregorio reagon siç duhet.

Miqtë provojnë me një goditje kërcënuese me zëvendësuesin Filippo Ranocchia por tentativa e këtij të fundit përfundon jashtë kuadratit të portës.

Një kundërsulm i Milanit e gjen mbrojtjen e Monzës të zbuluar. Kuqezinjtë provojnë të përfitojnë nga rasti me Messias Junior por braziliani nuk ishte i saktë me goditjen e tij.

Pas pak minutash është sërish ky i fundit që driblon mrekullisht lojtarët e Monzes e më pas duke shërbyer tek Origi, ky i fundit lëshon një predhë nga distanca që ndalët në rrjetë dhe çon shifrat 3-0.

Monza kundërpërgjigjet në minutën e 70’ me një supër gol të realizuar nga goditja e dënimit. Gol i realizuar në mënyrë perfekte nga Ranocchia, goditje e cila ishte e pamundur për tu ndalur nga Tatarusanu.

Miqtë provojnë të zënë në befasi vendasit në një rrëmujë por goditja u prit nga rumuni i Milanit, portieri i kuqezinjve tregon dhe njëherë se është në ditë të mirë.

Në një moment të mirë për Monzën ku menduan se mund të barazonin përballë Milanit, është Rafael Leao ai që vendos gjithçka. Me një top të shërbyer në mënyrën më të mirë nga Theo Hernandez, portugezi tund rrjetën dhe çon shifrat në 4-1.

Me këtë fitore ekipi i Stefano pozicionohet provizorisht në vendin e dyte të tabelës së Serie A. Kuqezinjtë kalojnë Atalantën, por këta të fundit ende nuk kanë luajtur ndeshjen e tyre të javës. /oversport.tv Foto: AC Milan, Twitter

You may also like