Sulmuesi i njohur i Superligës së Kosovës në “London Stadium” – po përcjell nga afër Armando Brojan

by admin
Spread the love

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Kastriot Rexha duket se festat e fundvitit po i kalon në Angli, por jo dhe larg futbollit.

Kastriot Rexha me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi ku shihet se është brenda stadiumit magjik ‘London Stadium’.

Rexha po e ndjek nga afër ndeshjen e Premierligës ndërmjet West Ham Unitedit dhe Southamptonit.

Në këtë ndeshje titullar nga minuta e parë është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Pas një lëndimi sezonën e kaluar, Rexha shkëputi kontratën me Dritën, por rikthimi i tij nuk do të jetë larg, pasi që Rexha besohet se do të rikthehet për pjesën e mbetur të sezonës.

You may also like