Sulmuesi Dwamena vdiq në fushë, Prokuroria e Durrësit nis hetimet! Merren në pyetje mjekët, sekuestrohen kartelat mjekësore

by admin
Spread the love

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës.

Mësohet se janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë. Po ashtu janë sekuestruar edhe kartelat mjekësore të tij.

Trupi pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

Organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë. Dosjes pritet ti bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet sakte shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.

NGJARJA

Sulmuesi i Egnatia Raphael Dwamena humbi jetën dje (11 nentor) pasi pësoi një atak në zemër në mesin e pjesës së parë të ndeshjes së ekipit të tij kundër Partizanit.

Ai ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës teksa për t’i dhënë ndihmën e parë shkuan shokët e skuadrës si dhe stafet mjekësore të të dy klubeve, por edhe nga mjekët e pranishëm në ambulancën që ndodhej në stadium.

28-vjeçari nga Gana u transportua menjëherë në Spitalin e Kavajës por mesa duket zemra e tij nuk e ka përballuar goditjen e marrë gjatë ndeshjes.

Mjekët e këtij spitali thane se futbollisti kishte mbërritur pa shenja jete.

You may also like